Është shtyrë ndeshja mes Arsenalit dhe PSV, e vlefshme për ditën e dytë të fazës së grupeve të Europa League.
UEFA i tha klubit holandez, i cili shkroi në një deklaratë:
“Fundjavën e kaluar dukej se ndeshja do të luhej rregullisht, por autoritetet britanike besojnë se është e pamundur të sigurohet vendosja e duhur e zbatimit të ligjit për shkak të zisë ndaj Mbretëreshës së ndjerë Elizabeth II.”
Data e rekuperimit të ndeshjes nuk është përcaktuar ende./ h.ll/abcnews.al