Barazimi 2-2 me Stuttgart është barazimi i 3-të rresht në kampionat. Kjo sigurisht nuk iu ka pëlqyer drejtuesve të skuadrës së Bayern pasi tashme e shikojnë veten të renditur në vendin e tretë me vetëm 12 pas 6 ndeshjesh të luajtura deri tani.
Sipas “Bild” tek bavarezët kanë filluar edhe “krisjet” e para mes lojtarëve dhe trajnerit Julian Nagelsmann.
Po sipas të njëjtit burim, lojtarët thuhet se janë të pakënaqur nga deklarata e teknikut të tyre pas barazimit me Stuttgard, i cili kritikoi skuadrën, me futbollistët që theksojnë se Nagelsmann duhet të vërë në dyshim taktikat e tij.
Gjithashtu, sipas “Bild”, disa lojtarë të Bayernit janë të pakënaqur me rolin e tyre në ekip dhe minutat e lojës.
Kujtojmë se ndeshjen e radhës Bayern do të presë Barcelonën në “Allianz Arena” për të zhvilluar mes tyre ndeshjen e dytë të fazës së grupeve të Champions League, që do të luhet më 13 shtator duke nisur nga ora 21:00. /f.a/abcnews.al