Një vajzë është arrestuar në Angli, pasi ka protestuar gjatë Deklaratës së Aderimit në Edinburg, teksa bëheshin nderimet ndaj Mbretëreshës Elizabeth II.
“Një grua 22-vjeçare u arrestua jashtë Katedrales së Shën Giles, Edinburgh, të dielën më 11 shtator 2022 në lidhje me një shkelje të paqes”, ka bërë me dije policia skoceze.
Fotot e mëparshme treguan një grua që mbante një pankartë ku shkruhej “Ndal imperializmin. Shfuqizoni monarkinë.”
Një tjetër protestues u fotografua në ngjarje duke mbajtur një tabelë ku shkruhej “Republikë tani”.
/abcnews.al