Monza e ka nisur shumë keq kampionatin, edhe pse kishte nga ata që mendonin se me afrimet e bëra do të merrte të tjera rezultate.
Drejtuesit e klubit, Berlusconi e Galliani, po mendojnë të bëjnë një ndryshim në pankinë. Trajneri Giovani Stroppa mund të shkarkohet.
Në skenë ka dalë një emër me shumë eksperiencë në Itali dhe fitues i Premier League në Angli.
Bëhet fjalë për të mirënjohurin Claudio Ranieri. Te Monza besojnë se italiani mund t’i nxjerrë nga kriza. / abcnews.al