Ballkani arriti të mposhte skuadrën e Shkupit në “Play-Off” të Conference League dhe menjëherë pas këtij eliminimi skuadra bardhekaltër mori masa duke shkarkuar trajnerin, Goce Sedlloskin, i cili u kishte dhuruar dhe titullin kampion pas 21 vitesh.
Me largimin e Goce rezultatet te skuadra e Shkupit me trajnerin e ri nuk erdhën dhe drejtuesit tashmë kanë bërë prapaktheu, duke rikthyer përsëri në pankinë teknikun që u solli titullin dhe që bëri historinë në europë.
“Rikthehet Goce Sedlloski! Të dashur tifozë ju njoftojmë që kryetrajneri i ri i FC SHKUPI do të jetë Goce Sedlloski ndërsa si ndihmës i parë i tij, legjenda e klubit Arben Nuhiu. Së bashku me ta në pozitën e kryetarit të klubit rikthehet dhe Suat Alija”, shkruhet në njoftimin e bërë nga faqja zyrtare e Shkupit në “Facebook”. /f.a/abcnews.al