Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Trump vizitë në Britani të Madhe

schedule16:30 - 1 Qershor, 2019

schedule 16:30 - 1 Qershor, 2019

Vizita zyrtare e presidentit amerikan Donald Trump në Mbretërinë e Bashkuar do të nisë të hënën e 3 qershorit. Ndërkohë Bakingam Palas ka bërë publike agjendën e takimeve që do të nisë me pritjen e Mbretëreshës Elizabetë.

Bakingam Palas ka publikuar agjendën e vizitës tre ditore të presidentit amerikan Donald Trump në Britaninë e Madhe, e cila nis të hënën e 3 qershorit.

Presidenti amerikan dhe Zonja e Parë Melani do të mirëpriten zyrtarisht në Bakingam Palas në Londër, nga Mbretëresha Elizabet, princi Çarls dhe bashkëshortja e tij Kamila, dukeshë e Kornuell.

Trump i është rezervuar një pritje zyrtare në kopshtin e pallatit mbretëror, që do të shoqërohet me inspektimin e rojeve të nderit, së bashku me princin Çarls. Më pas do të ketë një përshëndetje me armë në Parkun e Gjelbër dhe në kullën e Londrës.

Mbretëresha, me nipin e saj princ Herrin do të marrin pjesë në një drekë private me të ftuarit e cila do të pasohet nga një turn ë Galerinë e Pikturave, ku vëmendja do të përqendrohet në koleksionin mbretëror të një rëndësie historike për Shtetet e  Bashkuara të Amerikës.

Pasditen e të hënës Trump do të jetë në rezidencën e Carls dhe Kamila për një çaj, ndërsa dita e parë përfundon me një banket shtetëror në Bakingam Palas.

Dita e dytë e vizitës do të ketë një agjendë më politike, me Trimp i cili do të takohet me kryeministren në detyrë Tereza Mej, në një mëngjes pune, por dhe me princin Herri dhe përfaqësues të lartë të politikës dhe biznesit në vend.

Dreka do të ndiqet me një konferencë të përbashkët për shtyp të Trump dhe Mej.

Ditën e fundit të vizitës në 6 qershor, Mbretëresha Elizabet dhe të ftuarit e saj do të marrin pjesë në ceremoni përkujtimore të 75 vjetorit të zbarkimit Portsmouth. Qyteti port ishte një ndalesë shumë e rëndësishme në Luftën e Dytë Botërore.

Në këtë ceremoni do të marrin pjesë më shumë se 300 veteranë të luftës së dytë botërore.

Por të pranishëm pritet të jenë dhe krerë shtetesh dhe përfaqësues të vendeve të përfshira në operacionet historike ushtarake.

Mbretëresha Elizabetë do të përshëndetet pikërisht këtu me kreun e shtëpisë së bardhë I cili do të niset me një avion privat për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në axhendë nuk përfshihet prania e Princit Uilliam dhe bashkëshortes së tij Kejt.

Nga Britania e Madhe Trump do të udhëtojë në Normandi, Francë, me ftesë të presidentit francez Makron për të vazhduar ceremoninë përkujtimore të zbarkimit, dhe më pas do të ketë një takim mes dy liderëve.

Trump do të vizitojë gjithashtu Irlandën ku do të takohet me kryeministrin e vendit në aeroportin e qytetit Shennon./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!