Ju kujtohet menjëherë fytyra e dikujt, por emri jo? Kjo është sigurisht një nga situatat më të pakëndshme dhe ka disa arsye pse harrojmë emrat e të tjerëve kur njihemi. Fjalët e zakonshme i referohen gjithmonë të njëjtave gjëra, kështu që edhe nëse harrojmë një emër, me siguri do të kujtojmë sinonimin e tij.
Megjithatë, emrat personalë nuk kanë një fjalë që mund t’i zëvendësojë ata. Kur takojmë një person të ri, ne në fakt fokusohemi më shumë te vetja sesa te të tjerët. Më saktësisht, ne përqendrohemi në atë moment kur do të duhet të themi emrin tonë.
Më pas nuk i kushtojmë vëmendje të mjaftueshme bashkëbiseduesit të ri, ndaj shpeshherë e harrojmë emrin e tij. Truri është “programuar” për të kujtuar fytyrat, jo aq shumë emra. Termi “efekt Baker” përdoret për të përshkruar një nga arsyet pse nuk mund t’i mbajmë mend emrat e njerëzve të tjerë kur i takojmë.
Nëse i themi dikujt që punojmë, po i japim informacion të rëndësishëm se si e kalojmë kohën tonë. Por nëse themi se quhemi Marko, truri nuk e lidh atë informacion me asgjë. Gjithashtu, nëse truri nuk mund të lidhë ndryshe disa pjesë të informacionit, atëherë ka një shans më të madh që ne ta harrojmë atë. /abcnews.al