Sipas një studimi britanik, njerëzit kryejnë më së shumti tradhti bashkëshortore në moshën 39-vjeçare. Ekspertët shpjeguan se ky vit është një pikë kthese në jetën e shumë njerëzve – disa kanë filluar të hyjnë në një krizë të moshës së mesme ose janë në kërkim të emocioneve të reja.
Pas kësaj, në vend të dytë janë 49 dhe 29 vjeçarët si më të prirur për tradhti. “Hulumtimi tregon se disa njerëz tradhtojnë për të tërhequr vëmendjen e partnerit të tyre. Nëse partneri i tyre është i fiksuar pas punës, gjetja e një personi tjetër është një mënyrë për të thënë “Hej, nëse më do, më kushto vëmendje!”
Muajt e verës janë veçanërisht të rrezikshëm, sepse atëherë ka 25 për qind më shumë tradhti bashkëshortore. /abcnews.al