Debati për  heqjen e tarifave për studiuesit, Krasniqi: Kërkimi shkencor nuk mund të trajtohet si biznes

schedule16:28 - 9 Shtator, 2022

schedule 16:28 - 9 Shtator, 2022

Instituti i Historisë kërkon heqjen e tarifave për studiuesit, duke e cilësuar një handikap ligjor. Kreu i Institutit, Afrim Krasniqi thotë se kërkimi shkencor nuk mund të trajtohet si koncept biznesi.

Ndërkohë që drejtori i arkivit të shtetit, Ardit Bido thotë se janë përgjysmuar tarifat për studiuesit  ai pemtoi uljen e tyre më tej.

Krasniqi thotë se ky problem për punën kërkimore është zgjidhur me shumë arkiva, në vend, po ashtu edhe në europë. Arkivi i shtetit është i vetmi vend ku studiuesve u duhet të paguajnë çdo faqe dokumenti, edhe kur hulumtimin e kryejnë në sallë, sipas tij.

Bido thotë se para një viti ka patur një marrveshje bashkëpunimi e cila është ndërprerë.

Sipas Krasniqit, cdo studiues i huaj dhe vendas që kërkon dokumenta shkencore në institut është i përjashtuar nga pagesa, ndaj këmbimi i dokumentave shkencor me Drejtorinë e Përgjithshme të arkivave, i duket i pa vend.

Arkivi i shtetit posedon dokumentat administrative. Së fundmi ky arkiv u pasurua edhe me 1 milion dokumneta nga arkivat e Stambollit. /abcnews.al