Parlamenti homazhe për Mbretëreshën, Liz Truss: Elizabeth II, “shkëmbi” mbi të cilin u ndërtua Britania moderne

schedule14:31 - 9 Shtator, 2022

schedule 14:31 - 9 Shtator, 2022

Deputetët e Parlamentit anglez u mblodhën sot për të shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Mbretëreshës Elizabeth.

Kryeministrja e sapoemëruar Liz Truss tha se “Madhëria e Saj Mbretëresha Elizabeth ishte një nga udhëheqësit më të mëdhenj që bota ka njohur ndonjëherë” dhe “shkëmbi mbi të cilin u ndërtua Britania moderne”.

“Janë dërguar homazhe nga çdo kontinent në mbarë botën”, shton ajo.  “Ne kujtojmë zotimin që dha në ditëlindjen e saj të 21-të për t’ia kushtuar jetën shërbimit. Kurrë një premtim nuk është përmbushur kaq plotësisht”, shtoi ajo.

Duke vazhduar fjalimin e saj kryeministrja Liz Truss thotë se ajo foli me Mbretin Charles III mbrëmë. “Edhe pse ai vajton, ndjenja e tij e detyrës dhe shërbimit është e qartë,” thotë ajo.

Mbretëresha Elizabeth u nda nga jeta në moshën 96-vjeçare, ditën e djeshme. Ajo është udhëheqja më jetëgjatë e Britanisë, duke mbretëruar për 70 vite. Pas vdekjes se saj, në fron ngjitet djali, Charles, ish-Princi i Uellsit. Charles do të shpallet nesër zyrtarisht Mbret. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!