Blinken: Evropa ka shansin të heqë qafe varësinë nga energjia ruse

schedule10:33 - 9 Shtator, 2022

schedule 10:33 - 9 Shtator, 2022

Evropa ka një shans të bëhet plotësisht e pavarur nga energjia e Rusisë, e cila ka pezulluar dërgesat e gazit natyror në vendet evropiane nëpërmjet Nord Stream, tha sot Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken përpara se të kthehej në selinë e NATO -s në Bruksel.

“Ka një mundësi të madhe për të hequr qafe një herë e mirë këtë varësi nga Rusia, për të hequr qafe këtë fuqi që Rusia ushtron në Evropë duke përdorur energjinë si armë ,” u tha Blinken.

Rusia në fund të javës së kaluar ndaloi dërgesat e gazit në Evropë përmes gazsjellësit Nord Stream, duke sqaruar se për shkak të sanksioneve perëndimore nuk mund të vazhdojë me mirëmbajtjen e një prej tubacioneve.

Deri më tani Moska ka përfituar nga rritja e çmimeve të energjisë për të rritur fitimet, pavarësisht rënies së eksporteve të naftës dhe gazit.

Blinken nga selia e NATO-s sot do të insistojë që anëtarët e saj të tregojnë “unitet” për të “siguruar që Aleanca e NATO-s të jetë sa më e bashkuar për të penguar çdo agresion të mëtejshëm rus”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!