Bologna gjen trajnerin e ri, do të jetë ish-heroi i tripletës së Interit

schedule09:45 - 9 Shtator, 2022

schedule 09:45 - 9 Shtator, 2022

Bologna ka zgjedhur Thiago Motta për të marrë trashëgiminë e Mihajlovic.

Marrëveshja me ish-trajnerin e Spezias është totale, kontrata do të zgjasë dy vjet, me një pagë 1,1 milionë euro në sezon.

Duke përjashtuar pengesat, shkruan “La Gazzetta dello Sport”, italo-braziliani do të ulet në tribunat e “Dall’Ara” për të parë ndeshjen kundër Fiorentinës.

Prandaj debutimi i tij në stol është shtyrë, por sipas të gjitha gjasave Thiago do të ketë mundësinë të studiojë nga afër ekipin e tij të ri këtë fundjavë./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!