Arqipeshkvi Metropolit Tiranë – Durrës Imzot George Frendo me anë të një statusi në rrjete sociale ka komentuar situatën politike në të cilën gjendet vendi ynë. Arqipevshki ngre shqetësimin se sa më shumë të zgjasë kriza midis mazhorancës dhe opozitës, aq më të rënda do të jenë pasojat edhe për popullin. Këtë shqetësim Imzot George Frendo e lidh edhe me fenomenin e largimeve masive të të rinjve dhe familjeve shqiptarë, nga atdheu dhe kjo sipas tij është varfëria më e madhe që po përjeton vendi ynë sot. Për këtë arsye u bën thirrje partive politike që të gjejnë gjuhën e përbashkët. Më tej në status shkruan së
“Ne, si Ipeshkvinj katolikë, si edhe Këshilli Ndër-fetar, kemi shprehur shqetësimin tonë për situatën e krijuar, dhe i kemi bërë apel politikanëve tanë që të gjejnë rrugën e duhur për zgjidhjen e kësaj krize, duke pasur parasysh të mirën e përbashkët më shumë se sa të mirën e partisë ose vetjake, dhe duke ndjekur rrugën e dialogut. Fatkeqësisht, zërat tanë kanë mbetur si një zë në shkretëtirë dhe po ecim drejt vetëvrasjes së kombit”. Në përfundim të statusit Arqipeshkvi u kërkon besimtarëve që të premten që vjen, të agjërojnë dhe të luten për një zgjidhje paqësore për vendin tone./ABC News Albania 24/7