Deputeti Petrit Vasili dhe Koordinatorja Kombëtare e Luftës kundër Korrupsionit në Partinë e Lirisë, Brisida Shehaj kanë mbajtur një konferencë për mediat, ku kanë zbuluar të tjera fakte për aferën e inceneratorëve.
Ashtu siç kishte paralajmëruar edhe kryetari i kësaj partie, Ilir Meta, në emisionin “Log” në Abc, Vasili dhe Shehaj u ndalën ndal tek djegia e mbetjeve në bashkinë e Shijakut.
“Një situatë shumë e rëndë. Meta ngriti shqetësimin për mënyrën se si trajtohen mbeturinat. Jo më lart nga dje, kryetari i bashkisë së Shijakut pati kurajon të mashtronte duke thënë publikisht se bashkia nuk paguan asnjë lek për mbeturinat që depoziton”, tha Vasili.
/abcnews.al