Ju ka ndodhur që të jeni pranë dikujt dhe të mos ndiheni rehat. Mund të jetë një ndjesi e pakëndshme por pa mundur të sqarosh brenda vetes pse po ndodh pikërisht kjo. A mund të ndodhë që ai kolegu, i afërmi apo fqinji juaj në të vërtetë nuk ju pëlqen dhe si rezultat sillet paksa çuditshëm?
Shenjat që një mashkull nuk na pëlqen nuk janë gjithmonë aq të dukshme. Psikologët shprehen se ka disa detaje që tregojnë se një person nuk ka një mendim pozitiv për ju. Pesë shenjat e mëposhtme tregojnë se dikush nuk ju pëlqen (edhe nëse nuk e tregon haptas):
1. Ai është gjithmonë i mprehtë me ju. Jep përgjigje të shkurtra dhe të prera.
2. Ai i shmanget shikimit tuaj dhe kur i drejtoheni, nuk kthehet për t’ju parë.
3. Ai flet me të tjerët para jush pa ju lejuar të hyni në bisedë.
4. Ai ju përshëndet me një buzëqeshje të ngrirë dhe të ftohtë. Vetëm se ai ju përshëndet nuk do të thotë se ju pëlqen.
5. Ai ju shmang! Ju tregon në çdo mënyrë që nuk dëshiron. Mos u mundoni t’i afroheni një personi të tillë. Ai rrallë do të ndryshojë mendje dhe në fillim do të sillet mirë. /abcnews.al