Kriza e energjisë mban “peng” Gjermaninë, dy centrale bërthamore mbeten të hapura deri vitin tjetër

schedule21:42 - 5 Shtator, 2022

schedule 21:42 - 5 Shtator, 2022

Gjermania do të mbajë në punë deri vitin tjetër dy centrale bërthamore, eksa vendi dhe Europa pritet të përballen me një dimër të vështirë për shkak të krizës së energjsië.

Ministri gjerman i Ekonomisë dhe Klimës, Robert Habeck njoftoi se dy termocentralet bërthamore Isar do të duhet të jenë ende të disponueshme deri në mes të prillit 2023, nëse ato nevojiten për të mbështetur mbulimin e energjisë elektrike.

Gjermania njoftoi më parë mbylljen e të gjitha termocentraleve bërthamore deri në fund të vitit.

Braktisja e energjisë bërthamore ishte vendosur me ligj, që në vitin 2011. Pas katastrofës së Fukushimës, kancelarja Angela Merkel vendosi mbylljen deri në fund të 2022-it të centraleve bërthamore të Gjermanisë. Ajo pati atëherë mbështetje të gjerë për këtë vendim: si një rrugë për siguri më të madhe; për të shpëtuar nga mbetjet bërthamore të centraleve; por edhe për të nxitur burimet e ripërtëritshme të energjisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!