Sa minuta duhet të ecni në ditë për të jetuar më gjatë? Çfarë tregon studimi

schedule16:26 - 5 Shtator, 2022

schedule 16:26 - 5 Shtator, 2022

45 minuta ecje në ditë mund të na japin më shumë vite jetë, sipas një studimi të ri, të publikuar së fundmi në revistën Circulation. Studiuesit arritën në këtë përfundim pasi analizuan të dhënat nga 116,221 persona në SHBA midis viteve 1988 dhe 2018.

Njerëzit që bënin aktivitet fizik afatgjatë të fuqishëm për 75-149 minuta/javë krahasuar me ata që nuk bënin, kishin 19% vdekshmëri më të ulët nga të gjitha shkaqet, 21% vdekshmëri më të ulët nga sëmundjet kardiovaskulare dhe 15% vdekshmëri më të ulët nga sëmundjet jo-kardiovaskulare (si p.sh. kancer).

Individët që kryenin aktivitet fizik afatgjatë në kohë të lirë me intensitet të moderuar për 150-299 minuta/javë kishin në mënyrë të ngjashme vdekshmërinë më të ulët, veçanërisht një rrezik 19% deri në 25% më të ulët të vdekjes nga të gjitha shkaqet, sëmundjet kardiovaskulare dhe jo-kardiovaskulare.

Pjesëmarrësit që raportuan ushtrime me intensitet 2 deri në 4 herë më shumë (150-299 minuta/javë) ose ushtrime me intensitet të moderuar (300-599 minuta/javë) kishin respektivisht 2% deri në 4% dhe 3% deri në 13% vdekshmëri më të ulët.

Ky studim është shumë i rëndësishëm, sepse vjen nga një ndjekje perspektive 30-vjeçare e dhjetëra mijëra njerëzve. Thjesht tregon se edhe 45 minuta ushtrime të moderuara, si ecja e shpejtë, në ditë mund të na japin vite më të gjata dhe më të mira jete. /abcnews.al