Autoritetet e Hamasit në Gaza dënojnë me vdekje pesë palestinezë të dënuar për spinazh

schedule13:22 - 4 Shtator, 2022

schedule 13:22 - 4 Shtator, 2022

Autoritetet e Hamasit të Gazës ekzekutuan pesë palestinezë sot, dy prej tyre me akuza për spiunazh për Izraelin që datonin në vitet 2015 dhe 2009, tha ministria e brendshme.

Ekzekutimet në agim, me varje dhe pushkatim, ishin të parat në territoret palestineze që nga viti 2017, shkruan The Guardian.

Grupet e të drejtave të njeriut kanë kritikuar rastet e kaluara të dënimit me vdekje në Gaza.

Sakaq deklarata e ministrisë nuk jep emrat e plotë për asnjë nga të dënuarit. Në deklaratë thuhet se tre prej të ekzekutuarve ishin dënuar për vrasje. Dy spiunët e dënuar, të moshës 44 dhe 54 vjeç, i kishin dhënë Izraelit informacione që çuan në vrasjen e palestinezëve, thuhet në deklaratë.

Zyra e Kryeministrit izraelit, e cila mbikëqyr shërbimet e inteligjencës të vendit, nuk pranoi të komentojë rreth rastit. Në deklaratën e ministrisë thuhet: “Ekzekutimi është kryer pas përfundimit të të gjitha procedurave ligjore. Vendimet kishin qenë përfundimtare, me zbatim të detyrueshëm, pasi të gjithë të dënuarve iu dhanë të drejta të plota për t’u mbrojtur.”

Grupet palestineze dhe ndërkombëtare të të drejtave të njeriut kanë dënuar dënimin me vdekje dhe i kanë kërkuar Hamasit dhe Autoritetit Palestinez, i cili ushtron një vetëqeverisje të kufizuar në

Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli, t’i japin fund kësaj praktike.

Autoriteti Palestinez nënshkroi traktatet ndërkombëtare që ndalojnë dënimin me vdekje në vitin 2018. Ligji palestinez thotë se presidenti Mahmoud Abbas ka fjalën e fundit nëse mund të kryhen ekzekutimet. Por ai nuk ka një sundim efektiv në Gaza.

Që kur Hamasi islamik mori kontrollin e Gazës nga Abbasi në vitin 2007, gjykatat e tij kanë dënuar dhjetëra palestinezë me vdekje dhe kanë ekzekutuar 27 deri më tani, sipas grupeve të të drejtave të njeriut.

Izraeli, SHBA dhe Bashkimi Evropian e konsiderojnë grupin një organizatë terroriste për sulmet që synojnë civilët izraelitë./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!