Lautaro Martinez nuk shënoi dot në derbin e Milanos, edhe pse në fund e kishte një mundësi shumë të mirë të barazonte e të shmangte humbjen e Interit.
Gjithsesi sulmuesi argjentinas e ka gjetur mënyrën të bëhet protagonist e të jetë në qendër të vëmendjes në rrjetet sociale.
Martinez, në një duel me Theo Hernandez, mori një goditje të lehtë në kraharor dhe menjëherë u shtri në tokë sikur u godit me bërryl në fytyrë.
Kamerat filmuan gjithçka dhe pas ndeshjes komentet ishin të shumta në rrjetet sociale. “Jepini një çmim Oscar si aktori më i mirë” ishte komenti më tipik… / abcnews.al
?️ And the Oscar for Best Actor is for Lautaro Martinez congratulations !pic.twitter.com/q4k7fUoCoj
— Milan Posts ??? (@MilanPosts) September 3, 2022