Autoritetet në Kaliforni, SHBA kanë dhënë urdhër për evakuimin e mijëra banorëve për shkak të një zjarri në pyll që po përhapet me shpejtësi në pjesën veriore të shtetit amerikan.
Zjarri ka shkatërruar tashmë shtëpitë dhe po kërcënon të prekë kontenë Siskiyou, pranë kufirit të Oregon. Flakët po përhapen “me një shkallë të rrezikshme”, paralajmëruan zjarrfikësit.
“Jeta juaj është në rrezik. Largohuni tani!” thuhej në urdhrin e evakuimit që prek veçanërisht komunitetet e Liqenit Shastina dhe Edgewood. Zjarret po dalin jashtë kontrollit në Kaliforninë veriore, e cila po përballet me valë të të nxehtit.
Meteorologët parashikojnë se temperaturat pritet të arrijnë 46 gradë Celsius javën e ardhshme.
/abcnews.al