Java e 4 dhe 5 luhen në tri ditë, zbulohet kalendari i ndeshjeve të Superiores

schedule14:20 - 2 Shtator, 2022

schedule 14:20 - 2 Shtator, 2022

Departamenti i Garave në FSHF ka përcaktuar kalendarin e javës së 4-t dhe të 5-të të kampionatit “Abissnet Superiore”. Sipas kalendarit, ndeshjet e javës së katërt do të luhet të ndara të tre ditë dhe do të nisin më 9 shtator me duelin Teuta-Kukësi, që zhvillohet në stadiumin “Niko Dovana”, duke filluar nga ora 17:45.

Më datën 10 shtator do të luhen dy ndeshjet e radhës, që fillojnë që të dyja në ora 17:00, me Kastrioti-Tirana që zhvillohet në stadiumin e Kamzës, ndërsa Egnatia-Vllaznia zhvillohet në stadiumin e Rrogozhinës.

Java e katërt mbyllet me dy ndeshjet e datës 11 shtator e më konkretisht Laçi-Bylis, që nis në ora 15:00 në stadiumin e Laçit dhe Partizani-Erzeni që nis në ora 17:45 në stadiumin “Elbasan Arena”.

Edhe ndeshjet e javës së 5-të do të luhen të ndara në tre ditë, ndërsa siparin e ngre sfida Tirana-Teuta, që luhet më 16 shtator duke nisur nga ora 16:00 në stadiumin “Selman Stërmasi”. Më datë 17 shtator në stadiumi e Ballshit në ora 15:00 luhet ndeshja Bylis-Egnatia, kurse më 17:45 në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit zhvillohet Erzeni-Laçi.

Më 18 shtator në “Kukës Arena” në ora 15:00 luhet Kukësi-Partizani dhe në ora 17:45 zhvillohet ndeshja përmbyllëse e javës Vllaznia-Kastrioti në stadiumin “Loro Boriçi”.

Më poshtë edhe kalendari i javës së 4-t dhe të 5-të të “Abissnet Superiore”:

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!