Valon Berisha është larguar përfundimisht nga Franca, teksa i dha dhënë “lamtumirën” skuadrës së Reims.
Mesfushori i Kosovës menjëherë ka gjetur edhe skuadrën e re ku do të vazhdojë karrierën e tij, ndërsa ka zgjedhur kontinentin e Azisë.
Lajmin e ka konfirmuar vetë Presidenti i Reims, Jean-Pierre Caillot, ku thekson se tashmë lojtari shqiptar është huazuar për një sezon te skuadra e Melbourne City në Australi.
Pritet vetëm zyrtarizimi i Berishës si lojtari më i ri i Melbourn City-t. /f.a/abcnews.al