Mister mbi vdekjen e bosit të naftës që ra nga kati i gjashtë, 7 oligarkë rusë të vrarë që prej fillimit të luftës në Ukrainë

schedule12:13 - 1 Shtator, 2022

schedule 12:13 - 1 Shtator, 2022

Kryetari i Bordit të Drejtorëve të prodhuesit të dytë më të madh të naftës në Rusi, Lukoil, Ravil Maghanoz, u gjet sot i pajetë në rrethana të paqarta.

Nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar rrëzimin e biznesmenit.

Ravil Mahganov ra sot nga dritarja e katit të gjashtë nga spitali ku po trajtohej. Deri më tani nuk ka pasur asnjë koment nga kompania e naftës ku bosi rus punonte.

Maganov mori pozicionin e zëvendëspresidentit të parë ekzekutiv për Kërkim dhe Prodhim në Lukoil në vitin 2006. Përveç kësaj, ai ka qenë anëtar i Bordit të Drejtorëve që nga viti 1993 dhe është një ekspert i dalluar për Naftën dhe Gazin Natyror të Federatës Ruse.

Lexo edhe: Bosi i naftës ruse bie nga kati i gjashtë i spitalit, vdes në vend

 

Ai u bë mik i ngushtë i Vagit Alekperov, një prej themeluesve të kompanisë që dha dorëheqjen si kryetar i Lukoil në prill, një javë pasi Britania vendosi një ngrirje të aseteve dhe ndalim udhëtimi ndaj tij si pjesë e sanksioneve për veprimet ushtarake të Rusisë në Ukrainë. Urdhër konfiskimi i SHBA-ve për avionët “Lukoil”

Siç u bë e ditur sot, autoritetet kompetente të SHBA-së kanë në dorë një urdhër për sekuestrimin e një avioni me vlerë 45 milionë dollarë të PJSC ruse Lukoil.

Avioni fluturoi nga Rusia në kundërshtim me sanksionet e Departamentit të Tregtisë së SHBA-së kundër Moskës.

Lista e vdekjeve të çuditshme të oligarkëve po rritet

Gjithsej 7 oligarkë rusë, disa prej të cilëve ishin aktivë në sektorët e naftës dhe gazit, vdiqën në vitin 2022 në rrethana misterioze.

Në fillim të korrikut, manjati rus Yuri Voronov, i cili kishte lidhje me Gazprom të Rusisë, u gjet i vdekur nga një plumb në kokë.

Në maj, ish-kreu i Lukoil, Alexander Shubotin, u gjet i vdekur në moshën 43-vjeçare. Në shkurt, zyrtari i lartë i financave dhe sigurisë së Gazprom, 61-vjeçari Alexander Tyulakov, u gjet i varur në rezidencën e tij. Policia njoftoi se ai ka kryer vetëvrasje. Në fund të janarit, Leonid Shulman, një drejtues i lartë i Gazprom, u gjet i vrarë me thikë në banjën e shtëpisë së tij në Leninsky, pranë Shën Petersburgut./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!