Juventusi është në ankth. Portieri Wojciech Szczesny është dëmtuar në kyçin e këmbës në sfidën ndaj Spezias.
Polaku, i cili u rikthye të shtunën me Romën pas një dëmtimi të rëndë në muskulin ngjitës të gjatë të kofshës së majtë, u lëndua sërish, këtë herë në kyçin e këmbës së djathtë në minutat e fundit të pjesës së parë kundër Spezias.
Gardiani i Juventusit u detyrua të largohej nga fusha me barelë, me lot në sy dhe diagnoza e parë flet për një ndrydhje të keqe.
Në orët në vijim ai do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore për të mësuar gjendjen reale të dëmtimit.
Megjithatë, ekziston frika e një ndalese të gjatë, por nuk është e sigurt që Juve nuk do të mund të ndërhyjë në merkato ditën e fundit për të kërkuar një zëvendësues me kosto të ulët. /f.a/abcnews.al