Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Hoxhaj me Lajçak: Marrëveshja për njohjen e ndërsjellë është urgjente për Kosovën

schedule21:53 - 31 Gusht, 2022

schedule 21:53 - 31 Gusht, 2022

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, aktualisht nënkryetar i Kuvendit të Kosovës ka takuar përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, gjatë qëndrimit në Austri në Forumin Evropian Alpbach.

Hoxhaj ka shkruar në “Facebook” se marrëveshja për njohjen e ndërsjellë është urgjente për Kosovën.

“Darkë dhe diskutime për të ardhmen evropiane, me mikun Miroslav Lajčák! Marrëveshja për njohjen e ndërsjellë është urgjente për Kosovën, duke qenë qëllimi, strategjia dhe kauza jonë në dialog!”, ka shkruar Hoxhaj.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!