Para pak ditësh 4 hajdutë të maskuar “pushtuan” shtëpinë e Aubameyang, teksa grabitën sende me vlerë, ndërsa kërcënuan sulmuesin e Barcelonës së bashku me bashkëshorten e tij.
Pas kësaj grabitje ka reaguar për herë të parë ish-lojtari i Arsenal, i cili ka konfirmuar ndër të tjera edhe lëndimin e nofullës, ndërsa pritet të mungojë disa javë deri në rikuperimin e tij, ndërsa do të mbetet në pritje për të mësuar edhe të ardhmen.
Aubameyang nuk harroi të falënderonte të gjithë për mesazhet dhe mbështetjen e dhënë në një moment të tillë që kaloi ai dhe familja e tij.
“Faleminderit shumë për të gjitha mesazhet. Të dielën mbrëma, disa hajdutë të dhunshëm hynë në shtëpinë tonë dhe kërcënuan familjen time dhe fëmijët e mi, vetëm për të vjedhur disa gjëra.
Ata më lënduan nofullën, por unë do të shërohem brenda një kohe të shkurtër dhe falë Zotit askush tjetër nuk u lëndua fizikisht.
Ndjenja se nuk jemi më të sigurt në shtëpinë tonë është e vështirë për t’u kuptuar dhe përshkruar, por si familje, ne do ta kapërcejmë këtë dhe do të qëndrojmë më të fortë se kurrë.
Faleminderit për gjithë mbështetjen, do të thotë vërtet shumë për ne”, ka shkruate sulmuesi i Barçës në rrjetet sociale.
— AUBA⚡️ (@Auba) August 31, 2022
/f.a/abcnews.al