Kolosi teknologjik Huawei apelon vendimin e Trump

schedule11:15 - 29 Maj, 2019

schedule 11:15 - 29 Maj, 2019

Kolosi kinez i teknologjisë kineze Huawei do i kërkojë një gjykate amerikane që të anulojë vendimin e administratës Trump. Sipas këtij vendimi agjencitë federale amerikane e kanë të ndaluar të blejnë produkte të kësaj kompanie.

Huawei reagon. Kolosi kinez i teknologjisë kineze do i kërkojë një gjykate amerikane që të rrëzojë vendimin që i ndalon agjencive federale amerikane të blejnë produktet e saj. Sipas avokatit që përfaqëson kompaninë ligji aktual vendos se Huawei është fajtor dhe për këtë arsye objektiv i një sërë sanksionesh. Huawei apeloi vendimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në muajin mars duke e cilësuar ligjin si anti0kushtetues.

Ndërkohë presidenti amerikan Trump firmosi një urdhër ekzekutiv që i ndalon shoqërive amerikane të shesin ose të transferojnë teknologji tek Huawei, përjashto rastet kur janë të pajisur me një licencë të veçantë.

Një lëvizje që sipas kompanisë shërben për dëbimin e saj nga tregu amerikan. Por dhe Kina ka reaguar, duke sulmuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës në organizatën botërore të tregtisë. Financial Times raporton se gjatë një mbledhjeje të tensionuar të organizmit ndërkombëtar, një zyrtar kinez kritikoi administratën Trump për abuzim të rregullave për sigurinë kombëtare, në rastin e Huawei. Ai theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të heqin menjëherë të gjitha masat e njëanshme kundër shoqërive kineze./ABC News Albania 24/7