Pakistanit do t’i duhen më shumë se 10 miliardë dollarë për të riparuar dëmet e shkaktuara nga përmbytjet dhe për të rindërtuar infrastrukturën e dëmtuar.
Kështu ka deklaruar Ministri i Planifikimit dhe Zhvillimit të Pakistanit, Ahsan Iqbal, duke folur për AFP.
“Ka pasur dëme masive në infrastrukturë, kryesisht në sektorët e telekomunikacionit, bujqësisë, mjeteve të jetesës, por edhe rrjetit rrugor,” shpjegoi Iqbal.
Një e treta e Pakistanit është nën ujë pas shirave më të këqij në tre dekada. Si pasojë e përmbytjeve, të paktën 1,136 persona kanë humbur jetën. Më shumë se 33 milionë njerëz, një në shtatë pakistanezë, janë prekur nga përmbytjet dhe gati një milion shtëpi janë shkatërruar ose dëmtuar rëndë.
/abcnews.al