Një pjesë e studios së televizionit italian “La7” u zhyt në terr pasi energjia elektrike u ndërpre. Këtë moment të sikletshëm të ndikuar nga kriza e energjisë moderatori e ka kaluar situatën me batutë.
“Mesa duket racionimi i energjisë nisi nga studio tonë”, tha ai, ndërsa kamera tregon dy të ftuarit që qëndrojnë në errësirë.
“Il razionamento energetico è iniziato…. da La7”. Non si accendono le luci dello studio: siparietto durante l’anticipazione della puntata di questa sera de #LaCorsaAlVoto pic.twitter.com/52eLKc778N
— Tg La7 (@TgLa7) August 29, 2022
Italia, si shumë shumë shtete te tjera është duke u përballur me rritjen e çmimit të gazit dhe energjisë elektrike.
Çmimi i energjisë elektrike shënoi sërish rritje këtë javë, duke shkuar në 718 euro për megavat orë. Ndërsa çmimi i gazit u rrit në 321 euro për megavat orë.