Ngjarja tronditëse në Kosovë, të arrestuarit që dhunuan për 7 orët të miturën janë vëllezër, detaje rrëqethëse nga përdhunimi

schedule15:28 - 29 Gusht, 2022

schedule 15:28 - 29 Gusht, 2022

Dy të dyshuarit e arrestuar për dhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë janë vëllezër.

Dhunimi i të miturës sipas dosjes së Prokurorisë ka ndodhur të shtunën, më 27 gusht, në lagjen “Arbëria” në Prishtinë për të vazhduar më pas në një vend të panjohur.

Në dosjen e prokurorisë përshkruhen detaje tronditëse.

26-vjeçari i arrestuar me iniciale E.R ka përdhunuar të miturën, të cilën më parë e kishte thirrur në telefon, vëllai i tij i mitur, i cili është arrestuar gjithashtu.

Ndërkohë mësohet se e mitura ka thënë se është përdhunuar edhe nga dy të tjerë, të cilët janë shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës.

Lexo edhe: E rëndë në Kosovë, 11-vjeçarja dhunohet për shtatë orë nga 5 burra

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar paraburgim ndaj 26 vjeçarit E.R., dhe një të mituri, vëllezër, si të dyshuar për dhunimin e vajzës 11-vjeçare. Teksa në arrati ndodhen edhe Xh.S., dhe G.J.

Sipas prokurorisë, i pandehuri E.R, 26-vjeç, ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e të dëmtuarës, “në atë mënyrë që të pandehurin fillimisht e kishte thirrur në telefon vëllai i tij, i mitur., pastaj i pandehuri ka shkuar me “Pickup” tek parku në lagjen “Arbëria” në Prishtinë dhe e ka marrë me veturë vëllain e tij dhe të dyshuarit Xh.S., dhe G.J., të cilët ndodhen në arrati dhe të dëmtuarën.

Pastaj rrugës tek varrezat kanë zbritur i mituri dhe, dhe Zh.S., ndërsa i pandehuri së bashku me G.J,.dhe të dëmtuarën janë larguar me veturë, ashtu që pas pak E.R., ka ndaluar veturën në një vend të panjohur dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të dëmtuarën. Edhe pse e ka ditë që e dëmtuara është nën 14-vjeç”, përshkruhet në kërkesën për caktimin e paraburgimit ndaj tij.

Aty shkruan se nga deklarata e të miturës dhënë në polici me datën 28.08.2022 rezulton se “përderisa e mitura ka qenë në park, i janë afruar tre persona, ku kanë filluar ta ngacmojnë me fjalë, ku e dëmtuara ka vazhduar të ecë por më pas njëri ka filluar edhe ta prekte”.

“Më pas të njëjtit, sipas viktimës, kanë vazhduar që ta ndiqnin dhe njëri nga ta e ka tërhequr me një qosh dhe të dy kanë filluar t’ia heqnin rrobat. Personi me maicë të bardhë ia ka kapur duart ndërsa personi tjetër ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj. Kur e dëmtuara ka filluar të bërtasë ata ia kanë mbyllur gojën dhe marrëdhënia ka ndodhur në këmbë. E dëmtuara ka deklaruar që pasi ka përfunduar njëri marrëdhënien e ka filluar tjetri” thuhet në përshkrimin e rastit që ka bërë prokuroria, transmeton Gazeta Express.

Më pas sipas saj, ka ardhë një automjet “pickup” ku dy persona janë ulur mbrapa dhe viktima përpara. Ajo ka deklaruar se edhe shoferi i veturës ka kryer marrëdhenie me të.

Ky rast është përfshirë edhe në raportin e sotëm të Policisë së Kosovës, ku thuhet se pas intervistimit viktima është dërguar në strehimore.
“DHUNIM /Prishtinë 27.08.2022-17:30-00:30. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pesë persona të dyshuar kanë kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Lidhur me rastin pas intervistimit viktima është dërguar në strehimore, ndërsa dy të dyshuar meshkuj kosovarë janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit të njëjtit janë dërguar në mbajtje. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e PK-së.

Seanca dëgjimore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 26-vjeçarit është mbajtur sot pas orës 13:00. /Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!