Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Ronaldo nuk do të shkojë te Napoli”, miku i ngushtë i CR7 flet për të ardhmen e portugezit

schedule14:10 - 29 Gusht, 2022

schedule 14:10 - 29 Gusht, 2022

Pa frikë mund ta konsiderojmë një “telenovelë” pistën CR7-Napoli. Herë pas here raportohen detaje të reja mbi të ardhmen e Cristiano Ronaldos te Napoli, si një mundësi reale gjatë ditëve të fundit të kësaj merkatoje.

Por në lidhje me këtë çështje ka reaguar edhe miku i ngushtë i portugezit që njëkohësisht është një gazetar i njohur në Spanjë.

Edu Aguirre do të theksonte për mikrofonat e “Chiringuito TV” se: “Cristiano Ronaldo nuk do të shkojë te Napoli”.

Kujtojmë se menaxheri i ish-sulmuesit të Real Madrid, Jorgo Mendes po bën maksimumin për të larguar CR7 nga Manchester United, pasi portugezi nuk është i lumtur në “Old Trafford”, teksa në 4 ndeshje të zhvilluara këtë sezon në Premier League i ka nisur nga stoli, duke humbur kështu edhe fanellën e titullarit në skemat e Erik ten Hag. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!