The Economist: Pse raketa e re e NASA-s është një humbje e madhe parash

schedule14:20 - 29 Gusht, 2022

schedule 14:20 - 29 Gusht, 2022

The Economist

Përktheu: Sonila Backa-abcnews.al

Në librin e tij të ri, “The Crux”, Richard Rumelt, një strateg biznesi, shkruan për një bisedë që kishte pasur dikur me një kolonel të forcave ajrore. Rumel, e pyeti se çfarë është avioni luftarak perfekt? Koloneli u përgjigj: “Dizajni i përsosur do të kishte kontraktorë në çdo shtet dhe një pjesë të bazës së përfunduar në çdo distrikt.”

Historia na tregon se Rumelt ka fajësuar Kongresin për humbjen dhe moskoherencën e programit të anijes hapësinore të NASA-s.

Por pavarësisht të gjithave, Kongresi nuk ka mësuar nga gabimet.

Mesditën e së hënës, 29 gusht, 50 vite pas përfundimit të programit historik Apollo dhe një dekadë pas përfundimit të Space Shuttle, NASA do të testojë për herë të parë raketën e saj.

Raketa e re hënore “Space Launch System” (SLS) është hapi i parë në programin e ri “Artemis”, me synim kthimin e njerëzve në Hënë dhe zbarkimin e tyre në Mars. SLS është paraardhësi i Space Shuttle dhe pasardhësi i raketës legjendare Saturn V që ishte pjesë e programit “Apollo”.

Por është gjithashtu një humbje e madhe parash, sipas The Economist. Konceptimi dhe ekzekutimi i këtij programi të veçantë është një shembull i përsosur i “labirintit” të mikropolitikës.

Siç vë në dukje artikulli, raketat e ndërtuara nga kompanitë private do të tejkalojnë raketën Artemis shumë shpejt. Dhe ky nuk është faji i shkencëtarëve dhe inxhinierëve të NASA-s, por i Kongresit Amerikan raporton abcnews.al.

Le të kthehemi pas në kohë.

Programi Space Shuttle u anulua nga George W. Bush në 2004. Një vit më pas, NASA shpalli programin Konstelacion. Qëllimi i tij ishte përfundimi i Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor dhe rikthimi i njeriut në Hënë deri në vitin 2020, si edhe hapi i parë i shumëpritur në Mars.

Në vitin 2010, kostot e këtij programi ishin aq të larta sa që Barack Obama e anuloi atë. Megjithatë, tashmë ishin nënshkruar kontrata të shumta me kompani të ndryshme hapësinore, si dhe me institutet e NASA-s.

Kështu, programi SLS u krijua po atë vit.

SLS u ka kushtuar taksapaguesve amerikanë rreth 23 miliardë dollarë gjatë dekadës së fundit. Ndërkohë, gjatë së njëjtës periudhë misionet private në hapësirë ​​(si SpaceX e Elon Musk) nxorrën në pah se ekziston mundësia që të përdoren raketa të ripërdorshme me një kosto deri në 50 milionë dollarë.

Por e kundërta, kostoja ekuivalente për një udhëtim me një raketë SLS vlerësohet në 2 miliardë dollarë (ose më shumë). Brenda gjashtë muajve të ardhshëm, SpaceX do të dërgojë Starship në hapësirë. Kjo është raketa më e madhe e kompanisë së Musk, e cila do të jetë në gjendje të lëshojë raketa të shumta, të cilat do të kushtojnë miliona, raporton abcnews.al.

Me rritjen e konkurrencës në sektorin privat, duke përfshirë Blue Origin të Jeff Bezos është e vështirë të gjesh një hapësirë për raketën SLS. Artikulli i Economist vë në dukje se do të ishte më mirë të anulohej programi për raketën e re të NASA-s, e cila do të duhej të blinte raketa nga kompani private dhe të fokusohej më shumë në misionin e programit “Artemis”.

Për më tepër, kjo ide ishte diskutuar që në vitin 2019 nga kreu i atëhershëm i NASA-s, Jim Bridenstine. Sipas “The Economist”, administrata Biden duhet të përqëndrohet në risitë e NASA-s: kërkime shkencore me rrezik të lartë, teknologji për misionet hapësinore që do të sjellin gjetje të reja, ose mënyra për të kuptuar dhe regjistruar më mirë kërcënimet globale si ndryshimet klimatike.

“Vetëm disa nga 32 miliardë dollarët e shpenzuara për SLS mund të përbëjnë një ndryshim,” tha ai, duke shtuar se NASA mund të heqë dorë nga prioritetet e Kongresit nëse do të kishte më shumë pavarësi dhe nuk do të binte viktimë e “mungesës së largpamësisë” së politikanëve.

Fara për lulëzimin e industrisë komerciale të hapësirës në Amerikë u mboll nga e njejta administratë e Nasa-s që nisi prodhimin e raketave.  Në vitin 2010, Garver dhe kolegët e saj ranë dakord për një kompromis me sls në mënyrë që të nxjerrin një përqindje të vogël të parave të Konstelacionit për të financuar qëllimin e tyre real: të mbështesin startup-et private dhe të ulin në mënyrë drastike koston e zbarkimit të njerëzve në orbitën e Tokës.

Ky bast u kushtoj shumë shtrenjë. SpaceX, për shembull, nuk do të kishte arritur askund pa të. Por sa e pallogjikshme është që NASA, të dështoj të marrë përfitimet e atij basti dhe që Kongresi ana tjetër të insistojë në metodat e vjetra të tij.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!