Prej ditësh tashmë përflitet që Cristiano Ronaldo mund të kalojë te Napoli gjatë kësaj merkatoje, si pjesë e shkëmbimit me sulmuesin Victor Osimhen.
Manchester United kërkon sulmuesin nigerian të Napolit, ndërsa ka ofruar portugezin në formë huazimi, por që diçka e tillë të realizohet numri një i napolitanëve, Aurielio De Laurentis ka vendosur disa kushte.
Sipas “Corriera dello Sport”, e para ka të bëjë që nëse United kërkon Osimhen duhet të paraqesë një ofertë prej 130 milionë euro dhe jo 100 siç është përfolur.
E për të kaluar CR7 në “Maradona” duhet që United të paguajë huazimin e portugezit. Gjithashtu De Laurentis kërkon që djajtë të paguajnë të gjitha komisionet e transferimit të ish-sulmuesit të Realit te Napoli dhe së fundmi përsëri skuadra angleze duhet të paguajë dhe 80% të pagës së Ronaldos.
A do të jetë në gjendje Jorgo Mendes ta realizojë këtë operacion me të tilla kushte, mbetet tyë shikohet gjatë ditëve të fundit të merkatës. /f.a/abcnews.al