Arsenali nuk ndalet në Premier League. “Topçinjtë” mposhtën në derbi 2-1 skuadrën e Fulham, madje me përmbysje.
Një gafë e Gabriel në fillim të pjesës së dytë solli golin e Mitrovic, ndërkohë që nuk vonoi shumë dhe kapiteni Odegaard vendosi baraspeshën.
Gabriel shleu gabimin e bërë në mbrojtje, duke realizuar golin që i dha fitoren e katërt në po kaq ndeshjen në Premier League këtë sezon.
Sfidë spektakolare në “Allianz Arena”, ku Bayern Munich barazoi 1-1 kundër Borussia M’Gladbach. Thuram e zhbllokoi ndeshjen, pas një gafe të Upamecano.
Bavarezët u hodhën në sulm dhe patën shumë raste shënimi, por portieri Sommer ishet fenomenal me pritjet e tij. Vetëm në minutën e 83-të u mposht nga Sane, ndërsa në vazhdim vijoi me pritjet dhe nuk e la skuadrën e tij të mposhtej.
ARSENAL-FULHAM 2-1
ODEGGARD 64’, GABRIEL 86’ / MITROVIC 56’
BAYERN MUNICH-M’GLADBACH 1-1
SANE 83’ / THURAM 42’