Papa Françesku mesazh Kim Jong Un: Nuk do të hezitoja të vizitoja Korenë e Veriut

schedule15:32 - 26 Gusht, 2022

schedule 15:32 - 26 Gusht, 2022

Papa Françesku i zgjati dorën e miqësisë Koresë së Veriut, duke thënë se nëse lideri i vendit do ta ftonte, ai nuk do të hezitonte ta vizitonte dhe të punonte për paqen, shkruan France24.

“Kur më ftojnë  dhe i lutem të më ftojnë nuk do të them jo. Qëllimi është thjesht jemi vëllëzër”, tha Papa në një intervistë.

Papa u ka kërkuar vazhdimisht koreanëve që të punojnë për paqen. Kur ai vizitoi Korenë e Jugut në vitin 2014, ai u pëpoq të ribashkonte të dy vendet.

Në vitin 2018, vizita e Françeskut në Korenë e Veriut ishte nën vëzhgim kur ish-presidenti i Koresë së Jugut Moon Jae-in hapi një raund negociatash me Kim Jong Un. Në atë kohë, Moon,  i cili është katolik  tha se gjatë një takimi lideri i Koresë së Veriut i kishte thënë atij se do ta mirëpriste me “entuziazëm” Papën në vendin e tij.

Papa u përgjigj se do të pranonte një ftesë zyrtare. Më vonë, megjithatë, Pheniani ndërpreu kontaktet me Seulin. Që atëherë, marrëdhëniet mes dy vendeve janë përkeqësuar, veçanërisht pas zgjedhjes së presidentit të ri të Koresë së Jugut, Yoon Suk-geol, në maj, raporton abcnews.al.

Krishterimi në Korenë e Veriut

Kushtetuta e Koresë së Veriut lejon sekularizmin, por ndalon çdo aktivitet fetar, përveç institucioneve dhe kishave të sanksionuara nga shteti. Në fillim të shekullit të 20-të, para ndarjes së gadishullit, Pheniani ishte një qendër fetare dhe misionare me një numër të madh kishash dhe një komunitet të krishterësh. Ata madje e quajtën atë “Jerusalemi i Lindjes”.

Megjithatë, Kim Il Sung, themeluesi i Koresë së Veriut dhe gjyshi i Kim Jong Un, e cilësoi krishterimin si një kërcënim. Që atëherë, regjimi ka lejuar organizatat katolike të drejtojnë operacione humanitare në vend, por marrëdhëniet me Vatikanin kanë qenë inekzistente.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!