Rezultat të besimit tek projekti Europian e sheh Taulant Balla pjesëmarrjen e shtuar të votuesve në zgjedhjet Europiane. Përmes një statusi në rrjetet sociale, numri dy i socialistëve shprehet i bindur se Parlamenti i ri Europian do të ruajë të njëjtën mbështetje dhe qasje pozitive ndaj zgjerimit me vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Si Bashkë-Kryetar i Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri mezi pres të vijojmë punën me kolegët e Parlamentit Europian të rizgjedhur apo të zgjedhur për herë të parë”, shkruan Balla, i cili vijon duke e quajtur vitin 2019 si vitin historik të fillimit të bisedimeve për anëtarësim mes Shqipërisë dhe BE-së.
Në fund, Balla shkruan se zgjedhjet e 30 Qershorit do të jenë hap i rëndësishëm për Shqipërinë drejt respektimit të demokracisë./ABC News Albania 24/7