Skleroza multiple është një sëmundje autoimune e cila prek më së shumti moshat e reja. Është një sëmundje që prek trurin dhe dëmton shumë cilësinë e jetës. Sistemi imunitar sulmon pjesën që mbulon fibrat nervore dhe shkakton probleme komunikimi mes trurit dhe pjesës tjetër të trupit. Mjeku neurolog i spitalit Hygeia Erion Dushi tregon simptomat më të shpeshta që shkakton.
“Është një moshë shumë active, e re dhe sëmundja është invalidizuese dhe dëmton shumë funskione. Sëmundja mund të shfaqet në mënyrë tipike në atë që quhen sulme që zgjasin pak ditë deri në disa javë dhe pasohen nga një lloj përmirësimi. Shenjat më të zakonshme mund të jenë një turbillim i pamjes, pamjet në njërin sy mund të turbullohen. Ose shikimi i dyfishtë. Shenja mund të jenë mpirjet, ose dobësia, kur ndjen më të dobët njërën dorë, njërin krah apo këmbë, ke vështirësi në ecje, fillon rrëzohesh”, tregon mjeku.
Një rëndësi të veçantë ka diagnostikimi në kohë i sklerozës multiple.
Në spitalin Hygeia gjenden të gjithë metodat bashkëkohore për diagnostikimin dhe trajtimin e shumë patologjive. Nëse vini re shqetësime të ndryshme të shëndetit tuaj, është mjaft e rëndësishme ti drejtoheni mjekëve specialist. /abcnews.al