Kriza e borxheve “kërcënon” Kinën, a do të mundet qeveria të ndryshojë politikat

schedule12:34 - 25 Gusht, 2022

schedule 12:34 - 25 Gusht, 2022

The Economist

Përktheu: Sonila Backa-abcnews.al

Ka shumë pak momente që përmbledhin më mirë shpresën dhe vetëbesimin e Iniciativës së “Një Brez dhe Rrugë” të Kinës, një iniciativë globale e infrastrukturës, sesa inaugurimi i qytetit port Colombo të Sri Lankës në vitin 2014.

Xi Jinping, presidenti i Kinës, mori pjesë personalisht, duke tundur kokën në shenjë miratimi ndërsa një menaxher prezantoi planin prej 15 miliardë dollarësh për të ndërtuar një qendër financiare të teknologjisë së lartë që përfshinte një marinë, hotele dhe shtëpi luksoze në 665 hektarë tokë pranë kryeqytetit të Sri Lankës.

Zyrtarët lokalë e krahasuan projektin me Dubain dhe Singaporin. Xi e quajti atë një “nyje kyçe” të Rrugës të Mëndafshit të shekullit të 21-të – pjesë  e nismës “Një Brez, një Rrugë” që synonte të riformonte tregtinë duke financuar portet dhe infrastrukturën përkatëse pa kushtet e bezdisshme perëndimore dhe kërkesat shumëpalëshe të huadhënësve.

I gjymtuar nga mungesa e karburantit dhe ushqimit, vendi po kërkon një shpëtim nga Fondi Monetar Ndërkombëtar pasi dështoi në shlyerjen e borxhit në maj.

Pakistani, një tjetër huamarrës i madh, i cili së bashku me dhjetra vende të tjera të nismës po përballen me vështirësi në shlyerjen e borxhit. Shkalla në të cilën Kina, kreditori më i madh zyrtar në botë, mban përgjegjësi ka hasur debate të shumta.

Por ajo që ka rëndësi tani është se si do të reagojë. Sri Lanka do të jetë një provë kritike e gatishmërisë kineze për të bashkërenduar me huadhënësit e tjerë, potencialisht në kurriz të qëllimeve origjinale gjeostrategjike të Xi.

Në qendër të çështjes është marrëdhënia e Kinës me Klubin e Parisit të 22 vendeve kreditore kryesisht perëndimore.

Një arsye është lidhja e ngushtë e klubit me FMN-në e dominuar nga Amerika dhe Banka Botërore. Një tjetër është angazhimi i saj ndaj konsensusit, shkëmbimit të informacionit (Kinës i pëlqen t’i mbajë të fshehta kushtet e kredisë) dhe krahasimi me të gjithë kreditorët.

Kina dëshiron të ketë përparësi dhe favorizon negocimin për lehtësimin e borxhit në mënyrë dypalëshe: shumë nga kontratat e saj të huasë përfshijnë shumë klauzola për këtë qëllim. Përveç kësaj, miratimi i standardeve të grupit do të minonte fjalimin e Xi për një alternativë superiore ndaj financave perëndimore, raporton abcnews.al.

Megjithatë, ka shenja se Kina po përpiqet pasi Covid-19, inflacioni dhe lufta në Ukrainë po përforcojnë problemet e borxhit me të cilat u përballën shumë vende më të varfra përpara vitit 2020.

Në maj të atij viti, G20, e cila përfshin Kinën, themeloi Iniciativen për pezullimin e shërbimit të borxhit (dssi), sipas së cilës kreditorët pezulluan përkohësisht pagesat e interesit dhe të principalit nga ndonjë prej 73 vendeve më të varfra që kërkuan një lehtësim të tillë.

Kina tha në fund të vitit 2020 se kishte shtyrë pagesën e  të paktën 2.1 miliardë dollarëve nga vendet DSSI. Në nëntor 2020, Kina mbështeti gjithashtu marrëveshjen e “Kornizës së Përbashkët” midis G20 dhe Klubit të Parisit për të bashkëpunuar në trajtimin e borxhit për vendet e varfra.

Marrëveshja e parë nën këtë kuadër u firmos në korrik 2022, kur, pas muajsh negociatash të sprovuara, kreditorët zyrtarë ranë dakord t’i ofrojnë një lehtësim në kushte Zambisë, duke zhbllokuar një ndihmë prej 1.4 miliardë dollarësh nga FMN-megjithëse detajet nuk janë finalizuar ende.

Kina, kreditori më i madh zyrtar i Zambisë, fillimisht kundërshtoi bashkërendimin me huadhënësit e tjerë, por në maj ra dakord të bashkë-kryesonte një komitet të kreditorëve me Francën. Të dy vendet gjithashtu bashkë-kryesojnë një komitet të kreditorëve për Etiopinë, raporton abcnews.al.

Të dhënat kineze janë të turbullta, por Banka Botërore ofron statistika të borxhit për 68 vende për DSSI, rreth 60% e të cilave janë në rrezik të lartë ose tashmë në vështirësi të shlyerjes së borxhit.

Në vitin 2020, këto vende i detyroheshin 110 miliardë dollarë Kinës – më shumë se të gjithë kreditorët e tjerë, sipas studiuesve në Universitetin Fudan në Shangai.

Në vitin 2022 Kina do të marrë 26% të pagesave të shërbimit të borxhit nga këto 68 vende. Tetë, duke përfshirë Angolën, Xhibutin dhe Tongën, do të shpenzojnë më shumë se 2% të të ardhurave kombëtare bruto duke paguar Kinën.

Mund të ketë gjithashtu shumë probleme të tjera “të fshehura” që lidhen me Kinën. Ekonomistët në Bankën Botërore, Universitetin e Harvardit dhe Institutin Kiel, një institut gjerman, vlerësojnë se gjysma e huadhënies së Kinës jashtë vendit është e paraportuar dhe se midis viteve 2008 dhe 2021 vendi ka rregulluar në heshtje 71 ristrukturime të borxhit, më shumë se Klubi i Parisit, shpesh pas një periudhe të gjatë mospagimi.

Ristrukturimi pothuajse gjithmonë përfshinte zgjatjen e maturimeve ose periudhave të mospagimit, në vend që të zvogëlonte principalin. Disa kanë zbuluar krizat e borxhit të tregjeve në zhvillim në vitet 1980 dhe 1990, kur anëtarët e Klubit të Parisit ashpërsuan detajet e huadhënies dhe riprogramuan vazhdimisht kreditë.

Zhvendosja drejt shlyerjes së borxhit erdhi vetëm pas Planit Brady të Amerikës në 1989 dhe nismës së Vendeve të Varfra me borxhe të shumta në 1996. Në një studim të fundit Ye Yu dhe Zhou Yuyuan nga Instituti i Shangait për Studime Ndërkombëtare (siis) bënë thirrje për një “version të ri” të Planit Brady, duke i kërkuar Kinës që të jetë më transparente në lidhje me huadhënien e saj dhe të bashkërendojë më shumë me Amerikën dhe anëtarët e tjerë të Klubit të Parisit për të siguruar “ndarje të barabartë dhe të drejtë të barrës midis të gjitha kategorive të kreditorëve”.

Pozicioni në zhvillim i Kinës mund të lidhet gjithashtu me përpjekjet e saj të fundit për të ofruar kredi emergjente. Bankat shtetërore kineze dhanë rreth 24 miliardë dollarë hua për Pakistanin dhe Sri Lankën në katër vitet e fundit.

Në Sri Lanka, u dha alarmi mbi kreditë e infrastrukturës kineze për herë të parë në vitin 2017, kur qeveria, duke luftuar për të shlyer borxhet e saj, i dha një kompanie shtetërore kineze më qira për 99 vite një port që Kina ndihmoi për të financuar dhe ndërtuar.

Ndërsa projektet e tjera kineze mbetën pezull, bankat shtetërore të Kinës u kthyen drejt huadhënies emergjente, duke siguruar 3.8 miliardë dollarë midis tetorit 2018 dhe marsit 2022, sipas AidData.

Shumica e vëzhguesve kanë rënë dakord kreditimi i Kinës nuk shkaktoi krizën: ata fajësojnë qeverinë e Sri Lankës për uljen e taksave në 2019 dhe Covid-in për mungesën e turizmit në vitin 2020.

Shpresa tani për Sri Lankën është se marrëveshja e Zambisë ka krijuar një precedent për Kinën që të bashkërendojë me kreditorët e tjerë, edhe pse statusi i ishullit me të ardhura mesatare e përjashton atë nga Korniza e Përbashkët e G20.

Ranil Wickremesinghe, presidenti i ri i Sri Lankës, nuk pranoi të diskutonte detaje në një intervistë të fundit, por u shfaq i sigurt për një marrëveshje.

Një propozim në diskutim është që Kina, si kreditori më i madh dypalësh i Sri Lankës, të bashkëkryesojë një komitet të kreditorëve me Japoninë, i dyti më i madhi (dhe një anëtar i Klubit të Parisit). India mund të bashkohet gjithashtu.

Sidoqoftë, peizazhi gjeopolitik është edhe më i ndërlikuar se sa ishte për Zambinë. Marrëdhëniet e Kinës me Japoninë dhe Indinë janë në nivele të ulëta: në gusht Kina lëshoi raketa në ujërat afër Japonisë gjatë stërvitjeve rreth Tajvanit dhe forcat e saj janë përleshur me trupat indiane për një kufi të diskutueshëm që nga viti 2020.

Amerika vazhdon të akuzojë Kinën për diplomacionë e kurthit të borxheve, duke cituar Sri Lankën si provë. Kina e ka mohuar diçka të tiillë, duke thkesuar se shumica e vendeve në zhvillim, përfshirë Sri Lankën, marrin më shumë hua nga huadhënësit shumëpalësh dhe privatë.

Ai gjithashtu tregon për lehtësimin e tij dypalësh të borxhit, duke përfshirë një zotim më 18 gusht për të falur 23 kredi pa interes për vendet afrikane. Sri Lanka po përballet gjithashtu me shumë nga të njëjtat çështje që vonuan marrëveshjen e Zambisë.

Amerika dhe Kina janë të shqetësuara se ristrukturimi do të favorizojë tjetrin. Klubi i Parisit kërkon më shumë transparencë nga Kina dhe se më shumë kredi bankare kineze duhet të  trajtohen si borxh zyrtar.

Kina është e gjithashtu e kujdesshme ndaj krijimit të një precedenti për huamarrësit e tjerë dhe nxitjes së zemërimit publik në vend.

“Paratë e Kinës nuk bien nga qielli: ato janë fituar nga puna e palodhur e popullit kinez,”tha  Liu Zongyi.

Për të shmangur vonesat me të cilat u përball Zambia, disa këshilltarë po i kërkojnë Sri Lankës që të fillojë bisedimet për ristrukturimin e borxhit me Kinën në një fazë më të hershme dhe përpara Klubit të Parisit.

FMN ka bërë thirrje për bisedime të tilla. Zambia është “një paralajmërim dhe një mësim”, thotë Shanta Devarajan, një ish-zyrtare e Bankës Botërore që këshillon Sri Lankën.

“Ne ende po zbatojmë të njëjtat parime dhe po përpiqemi të arrijmë këtë kapital ndërkreditor. Por sekuenca në të cilën e diskutoni mund të jetë e rëndësishme.” Ai parashikon që FMN-ja të zgjidhë situatën deri në fund të vitit, ndërsa të tjerër mendojnë se kjo do të zgjasë më shumë.

FMN thotë se stafi i saj do të vizitojë Sri Lankën nga 24 deri më 31 gusht për të diskutuar reformat e nevojshme për hapin tjetër. Por fondi theksoi gjithashtu se miratimi përfundimtar për shpëtimin do të kërkojë “garanci adekuate” nga kreditorët në lidhje me qëndrueshmërinë e  borxhit, raporton abcnews.al.

Edhe marrëveshja e nivelit të stafit do të kërkojë reforma të dhimbshme, ndoshta duke përfshirë rregulla në qytetin port të Colombo, të tilla si heqja e lehtësirave tatimore të investitorëve.

Kjo mund të ngatërrojë vizionin e Xi për një “metropol detar” të Rrugës së Mëndafshit. Por me siguri do të ofronte më shumë shpresë për Sri Lankën  dhe dhjetëra vende të tjera që janë të zhytura në borxhe.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!