Detaje të reja janë bërë me dije nga ngjarja që ndodhi orët e para të mëngjesit në Tiranë, ku biznesit të 60-vjeçarit Remzi Ponari iu vendos tritol.
Lexo edhe: Shpërthim me tritol në Tiranë
Burime bëjnë me dije se biznesi ishte dhënë me qira dhe se pronari i banesës ka probleme me pronën, ndërsa qiramarrësi ka disa konflikte për borxhe.
Autori është fiksuar nga kamerat e sigurisë dhe po punohet përidentifikimin e tij.
Edhe më herët po në këtë biznes xhamash janë hedhur shashka, ndërsa mëngjesin e sotëm iu vendos tritol. /abcnews.al