Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me qytetarët Dibranë.
Gjatë fjalës së tij Berisha theksoi se sot Shqipëria është në rrezik, pasi janë larguar më shumë se 744 mijë qytetarë nga vendi.
Sipas tij vendi ka nevojë për një frymë të re, për të ndalur shpopullimin.
“Pasi dolëm nga diktatura komuniste, 32 vite më pas, përsëri rreziku qëndron mbi ne si ‘Shpata e Demokleut’. A jemi sot në rrezik apo po e teprojmë duke shpallur një gjë të tillë? A është Shqipëria në rrezik? A është Dibra në rrezik? Apo është një teprim? Le t’u referohemi fakteve. Një komb që humbet me shpejtësi banorët e tij, anëtarët e tij është në rrezik dhe rrezik të madh kudo. Këto 8 vite asnjë komb tjetër nuk ka humbur pjesëtarët e vet sa i kemi humbur ne shqiptarët. Kjo nga viti 2014 gjer sot me statistika të sigurta të BE, vetëm në zonën e BE janë larguar nga Shqipëria 744 417 shqiptarë. Pa llogaritur sa kanë shkuar në vendet e tjera të botës. Po ju jap një shembull tjetër. Greqia pas Luftës së Dytë Botërore ra në luftë civile. Nuk ka asgjë më të keqe për një komb, 1 milion grekë u larguan. Kurse ne për 8 vite jemi larguar 26-27% e banorëve nga Shqipëria. Jemi në rrudhje të madhe, në shkretim, po ikën rinia, fëmijët, po ikën e ardhmja”, tha Berisha.
/Abcnews.al/