Twitter pezullon llogaritë e Ambasadave serbe në Iran, Armeni, Nigeri Zimbabve, Ghana, Kuwait, dhe Konsullatën në Çikago

schedule21:21 - 22 Gusht, 2022

schedule 21:21 - 22 Gusht, 2022

Twitter-i ka pezulluar llogaritë e Ambasadave serbe në Iran, Armeni, Nigeri Zimbabve, Ghana, Kuwait, dhe Konsullatën në Çikago. Vendimin e Twitterit, sipas raportimeve, Serbia e ka cilësuar si një përpjekje “për të minuar luftën e Serbisë për të vërtetën në Kosovë.”

Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë njoftoi se llogaritë në Twitter të ambasadave serbe në Armeni, Iran, Indonezi, Nigeri, Zimbabve, Gana dhe Kujvat, por edhe të Konsullatës së Përgjithshme në Çikago, janë pezulluar më 18 gusht.

Sipas kësaj ministrie, pezullimi i llogarive “u bë pa asnjë sqarim dhe pa asnjë njoftim paraprak që do të tregonte për ndonjë shkelje të mundshme të rregullave të komunikimit në këtë rrjet social”.

MPJ e Serbisë tha se “kjo është e papranueshme për misionet diplomatike të një shteti demokratik që nuk është subjekt i asnjë sanksioni”.

Kujtojmë se tensionet midis Kosovës dhe Serbisë u rritën pasi më 31 korrik dhe 1 gusht, serbët lokalë, bllokuan rrugët në veri të Kosovës për të kundërshtuar vendimin e Qeverisë në Prishtinë për targat dhe dokumentet serbe. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!