Profesori Blerim Latifi, ka treguar për rëndësinë që kishte fabrika e armëve në Poliçan për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Teksa sot u ndaluan katër çekë pasi u kapën duke shkrepur fotografi, Latifi ka shfrytëzuar rastin të flasë për rëndësinë e kësaj uzine, në një kohë kur UÇK-në nuk e furnizonte askush me armë, përpos Shqipërisë.
“Katër shtetas çekë qenkan arrestuar nga policia pasi janë kapur teksa fotografonin pranë fabrikës së armëve në Poliçan”, shkruan Latifi.
“Ky lajm më kujton diçka të rëndësishme që lidhet ne historinë ma të re të Kosovës: i gjithë baroti i UÇK- së ka qenë prodhim i kësaj fabrike. Neve nuk na jepte armë askush, përveç Shqipnisë. Pa Poliçanin nuk do të kishte UÇK”, shtoi ai.