Forcat ukrainase po u shkaktojnë humbje armiqve të tyre rusë në “të gjitha drejtimet”, sipas përditësimit të fundit nga forcat e armatosura ukrainase.
Deklarata sqaron se sulmet ruse u zmbrapsën në disa vende, duke përfshirë rreth Bakhmut.
Sipas forcave ukrainase trupat e Kremlinit “pësuan humbje dhe u larguan” pas një përpjekjeje të dështuar për të thyer mbrojtjen e Ukrainës në zonat afër qytetit të Slovyansk.
Ukraina gjithashtu akuzon Rusinë për sulme në infrastrukturën civile në rajonin e Kharkiv, ku autoritetet lokale kanë raportuar të paktën 20 vdekje në ditët e fundit. /abcnews.al