Nëna dhe fëmijët vranë babanë dhe i copëtuan trupin, gruaja shkon në polici “e dëshpëruar”: Më gjeni burrin

schedule15:10 - 19 Gusht, 2022

schedule 15:10 - 19 Gusht, 2022

Monika Milite, në rolin e një gruaje të dëshpëruar më 30 korrik shkoi në stacionin e karabinierëve në Giffoni Valle Piana, në provincën e Salernos.

E përlotur ajo i kërkoi ndihmë ushtarakëve: “Burri im është zhdukur.”

Gruaja iu drejtua programit “Rai” për të marrë informacion për bashkëshortin,, Ciro Palmierin, 43 vjeç me profesion bukëpjekës.

Ciro Palmieri

Por historia e çuditshme që ajo i tregoi karabinierëve nuk i bindi këta të fundit.

“Më tha t’i përgatisja një çantë me rroba dhe t’ia lija jashtë shtëpisë”, ishin fjalët e gruas.

Pas dy javësh hetime, karabinierët kanë rindërtuar ngjarjen rrëqethëse.

Ciro Palmieri u vra nga gruaja dhe fëmijët e tij, njëri në të njëzetat, Massimiliano Palmieri dhe tjetri vetëm 15 vjeç. Gjithçka ndodhi në syte e djalit të tretë vetëm 11 vjeç.

Të tre ndodhen në paraburgim, të akuzuar për vrasje me dashje të rëndë nga mizoria dhe fshehja e kufomës.

Nëna dhe 20-vjeçari ndodhen në burg, ndërsa 15-vjeçari në burgun për të mitur, shkruan corriere.

Plagët me thikë

Provat dhe mbi të gjitha pamjet e vrasjes së përgjakshme karabinierët i kanë marrë nga sistemet e survejimit të shtëpisë.

Vizioni ishte rrëqethës. Një sherr ka shpërthyer në shtëpi, fillimisht mes Ciro Palmierit  dhe gruas dhe më pas dy fëmijëve të tij, të armatosur me disa thika . E goditën disa herë.

Burri mori një numër të madh plagësh nga të tre. E gjithë tragjedia ndodhi në sytë e djalit 11-vjeçar.

Fshehja

Të tre pasi e vranë, e fshehën kufomën. Por meqë ishte shumë i rëndë për tu mbajtur ia prenë këmbët dhe e futën në qese plastike dhe e hodhën në mal. Hetuesit po punojnë edhe për zbardhjen e motivit të kësaj vrasjeje.