Në mbrëmje jeni më të shkurtër se në mëngjes dhe kjo është arsyeja

schedule08:36 - 19 Gusht, 2022

schedule 08:36 - 19 Gusht, 2022

A e dinit se në mbrëmje jeni më të shkurtër se në mëngjes? Mos u shqetësoni, është normale dhe të nesërmen në mëngjes do të jeni përsëri njëlloj.

Arsyeja pse vërehet ky fenomen i çuditshëm nuk është tjetër veçse mbështetja e trupit tuaj, e shtyllës kurrizore. Disqet ndërvertebrale janë si balona kërci, të vendosura midis rruazave dhe veprojnë si amortizues duke thithur dridhjet nga lëvizjet që bëjmë. Janë gjithsej 23 dhe përbëhen nga 88% ujë. Këto disqe janë të ngjeshur vazhdimisht gjatë gjithë ditës duke nxjerrë ujë.

Por gjatë natës, kur trupi është në pozicion horizontal dhe pushon, ata thithin ujin nga trupi dhe kthehen në gjendjen e tyre normale. Në kushte normale diferenca maksimale në lartësi nuk duhet të kalojë 1.5 cm ndërmjet matjes së mëngjesit dhe të mbrëmjes. Kështu që në mëngjes kemi rifituar lartësinë e humbur. Por me kalimin e viteve, aftësia për të rifituar gjatësinë zvogëlohet. Pas moshës 60 vjeçare mikroqarkullimi i gjakut në disqe ulet në masë të konsiderueshme.

Kjo rezulton që disqet të humbasin aftësinë e tyre për të thithur aq ujë sa do të duhej për të rifituar plotësisht lartësinë. Shumë njerëz humbasin deri në 5 centimetra gjatë jetës së tyre. E vetmja gjë që mund të bëni për të kufizuar fenomenin është një mënyrë jetese që do të përfshijë stërvitjen dhe një dietë të ekuilibruar dhe nuk do të përfshijë cigaren dhe obezitetin pasi këta janë dy faktorët më rëndues të fenomenit. /abcnews.al