Më 7 shtator, Apple do të prezantojë për publikun serinë e re të iPhone 14. Megjithëse, ende nuk ka një deklaratë zyrtare, Bloomberg raporton se gjatë eventit të madh të shtatorit, pritet të prezantohet dhe iPhone 14, Pro dhe Max. Lansimi i tyre në treg është planifikuar për më 16 shtator.
Sipas disa analistëve, ato do të jenë në dispozicion me një çmim më të lartë se modelet e mëparshme. Kjo për dy arsye: seria e re e iPhone bazohet në sistemin operativ iOS 16, i cili sjell një sërë përmirësimesh dhe mundësish personalizimi për aplikacionet, widget-et, ekranin e kyçjes dhe më tepër.
Një përmirësim teknologjik që nënkupton rritje të çmimit. Arsyeja e dytë lidhet me situatën aktuale gjeopolitike dhe ekonomike, e cila e bën të vështirë gjetjen e burimeve për prodhimin masiv të pajisjeve elektronike. Muajt e fundit, Apple është përballur me pezullimin e prodhimit të pajisjeve të saj në Kinë.
Kjo për shkak të bllokimit të vendosur në Zhengzhou, që është fabrika më e madhe e montimit të iPhone në botë, dhe në Shenzhen. Për këtë arsye, kompania është i interesuar të zgjerojë prodhimin në Vietnam, në mënyrë që të jetë më pak i varur nga kompanitë kineze, shkruan abcnews.al.
Ngjarja e Apple më 7 shtator nuk do t’i kushtohet ekskluzivisht iPhone-ve. Sipas Bloomberg, do të ketë hapësirë edhe për Apple Watch Series 8, modelet më të larta të së cilës do të kenë një ekran të përmirësuar. /abcnews.al