Pezullohen 5 deputetë fitues nga parlamenti spanjoll

schedule12:56 - 25 Maj, 2019

schedule 12:56 - 25 Maj, 2019

Pesë deputetë katalanas, të cilët aktualisht ndodhen në burg, janë pezulluar nga parlamenti spanjoll dhe pse fituan mandatet në zgjedhjet parlamentare të prillit. Ata janë në pritje të procesit, nen akuzën se janë përpjekur të shkëpusin Katalonjën nga Spanja.

Parlamenti spanjoll pezulloi katër deputetë katalanas, të zgjedhur, dhe pse ndodhen në burg dhe nën process për përpjekjet për ndarjen e Katalonjës në vitin 2017. Bëhet fjalë për Oriol Junkueras, Jordi Turul, Jozep Rul e Jordi Sancez, mes të zgjedhurve është dhe senatori Raül Romeva, i cili gjithashtu do të pezullohet

Deputetët u zgjodhën në zgjedhjet parlamentare në muajin prill. Të martën në 21 maj, të pestë kishin dalë nga burgu të shoqëruar me masa të rrepta sigurie për të marrë pjesë në seancën e parë të parlamentit të ri.

Kryetari i parlamentit shpjegoi se ata janë pezulluar nga postet e tyre. Edhe pse katër prej tyre morën leje special për tu betuar në parlamentin e ri. Dy deputetët e Unidad Podemos protestuan këtë vendim dhe kërkuan më shumë kohë për të analizuar situatën./ABC News Albania 24/7