Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka mbërritur në Ukrainë për të biseduar me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, shkruan The Guardian.
Udhëheqësit do të shqyrtojnë marrëveshjen e eksportit të grurit të mbështetur nga OKB-ja dhe do të diskutojnë “nevojen për një zgjidhje politike të këtij konflikti” si dhe situatën në termocentralin bërthamor Zaporizhzhia të kontrolluar nga Rusia në Lviv në Ukrainën perëndimore.
Ukraine: @antonioguterres has arrived in Lviv, where he will meet with @ZelenskyyUa & @RTErdogan before visiting Odesa. https://t.co/cs4XHAMymI pic.twitter.com/fTi9UD3715
— United Nations (@UN) August 17, 2022
Të premten, Guterres do të vizitojë portin e Odesës në Detin e Zi, ku kanë rifilluar eksportet e drithit.
Të shtunën, zyrtari i lartë i OKB-së do të vizitojë Qendrën e Përbashkët të Koordinimit në Stamboll, e cila përbëhet nga ruse, ukrainas, turq dhe zyrtarë të OKB-së që mbikëqyrin eksportet e drithit dhe plehrave të Ukrainës në Detin e Zi.
/abcnews.al