E programuar të luhej këtë shtator, pasi autoritetet shëndetësore braziliane e ndërprenë më 5 shtator 2021, Brazil-Argjentinë për kualifikueset e “Katar 2022” nuk do të zhvillohet.
Federata Braziliane e Futbollit dhe Federata Argjentinase e Futbollit kanë bërë një pakt me FIFA-n për ta anuluar duelin mes tyre.
Ato kanë tërhequr në CAS ankesat e tyre, pasi ishin gjobitur me 310 mijë euro (Brazili) dhe 155 mijë euro (Argjentina).
Gjoba federatave u është përgjysmuar dhe një pjesë e saj do të shkojë për OBSH, për t’u përdorur në luftën kundër Covid-19. / abcnews.al