Elon Musk është miliarderi me pasurinë më të lartë neto në botë sipas listës vjetore të miliarderëve të Forbes, duke e shtyrë nga froni kryetarin e Amazon, Jeff Bezos.
Themeluesi i Tesla akumuloi 219 miliardë dollarë deri më sot, ndërsa Bezos në fakt humbi 6 miliardë dollarë gjatë një viti dhe tani pasuria e tij ka shkuar 171 miliardë dollarë.
Siç tregon grafiku i bazuar në pagat mesatare vjetore kombëtare, asnjë person normal nuk mund të shpresojë kurrë të grumbullojë pasurinë e miliarderit më të pasur duke punuar një punë të rregullt.
Për të arritur nivelet e pasurisë së Musk, për shembull, banori mesatar i SHBA-së do të duhet të punojë tre milionë vjet me pagën mesatare vjetore prej 69,392 dollarë të dhënë nga OECD për vitin 2020.
Gjermanët, nga ana tjetër, do të duhet të shpenzojnë 900,000 vjet duke punuar për 53,475 dollarë në vit për të krahasuar pasurinë e Dieter Schëarz prej 47 miliardë dollarësh.
Schëarz është pronar i Schëarz-Gruppe, konglomerati pas zinxhirëve të supermarketeve Kaufland dhe Lidl.
Ndërsa këto shifra janë tashmë astronomike në shtetet e pasura perëndimore, pabarazia e pasurisë dhe e të ardhurave është edhe më e madhe në vendet me të ardhura mesatare. Për shembull, pasuria e Mukesh Ambani, drejtor menaxhues i konglomeratit shumëkombësh Reliance Industries Limited, vlerësohej në rreth 91 miliardë dollarë në kohën e publikimit të listës së miliarderëve. Me një pagë mesatare vjetore prej rreth 5,000 dollarë, banorët e Indisë do të duhet të punojnë më shumë se 17 milionë vjet për të përballuar pasurinë e Ambanit./Abcnews.al/